Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri të ditur se nuk ka folur me presidentin Joe Biden që kur ai u largua nga gara presidenciale. E pyetur nga CNN nëse do të dëshironte të fliste me të në të ardhmen, Pelosi tha: “Po”.
“Duhet të pyesni Joe Biden, por unë shpresoj se po, ka marrëdhënie të mira mes nesh. Unë e dua Joe Biden, e kam respektuar për më shumë se 40 vjet”, tha Nancy Pelosy, ish-Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve
Më herët CNN raportoi se Pelosi i tha privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund të mposhtte ish-presidentin Donald Trump, kandidatin republikan, dhe kandidimi i tij mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar përsëri Dhomën e Përfaqësuesve. Një burim për CNN e përshkroi Bidenin si një person që ka fituar urrejtje ndaj Pelosit. Ky burim tha se ndjenja u rrit vetëm kur deputetja e Kalifornisë, Zoe Lofgren, një aleate e vjetër e Pelosit, publikoi një letër duke i kërkuar Biden të largohej.
Ndihmësit e Kamala Harris shprehën gjithashtu pakënaqësi me Pelosin dhe bisedën e saj për një proces të shpejtë për të gjetur një kandidat të ri nëse presidenti do të tërhiqej.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co