Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat e PL në qarkun e Fierit nga ku ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve në shumë fusha të jetës, duke u ndalur tek pensionistët.
Sipas tij, qeveria socialiste ka vjedhur pensionistët dhe me ato para kanë bërë PPP për rrugë të florinjta që shkatërrohen.
Kreu i PL tha se “duhet të çmontohet ky sekt nga pushteti” dhe për këtë duhet të takojnë çdo pensionist për t’i prezantuar atyre programin e Partisë së Lirisë.
“Ndaj duam pensione që të jetojnë prindërit tanë me dinjitet dhe mos varen nga ndihma e fëmijëve. Kemi vetëm një rrugë, të çmontojmë këtë sekt nga pushteti. Për këtë duhet të takojmë çdo pensionist të Shqipërisë dhe ti sqarojmë programin tonë për pensionet.
Mos u shqetësoni po të thonë ata jo po pensioni aq, Berisha aq…Nuk kanë gojë të flasin ata për Berishën. Nuk ka krahasim nga 2005-2013 me rritjen deri në 2023.
Qeveria ka shkelur edhe ligjet ekzistuese. 70-80 mijë lekë në muaj çdo pensionisti në zonat urbane, rreth 30-40 mijë lekë në muaj, pra rreth 400 mijë lekë në vit ja ka borxh çdo pensionisti në zonat rurale kjo qeveri. Këto lekë janë marrë për të bërë PPP ato rrugët që i keni parë që rrëzohen, rrugët e florinjta që janë 5-6 herë më të shtrenjta sesa në Malin e Zi”, tha Meta mes të tjerash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co