Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, foli për Neës 24 lidhur me protestën e opozitës që po zhvillohet në rrugët kryesore të vendit, të cilat janë bllokuar që prej orës 17:00.
Deputeti demokrat tha se opozita nuk ka dëshirë të bllokojë rrugët kryesore në vend, por për fat të keq është e detyruar të ndërmarrë një hap të tillë, pasi metodat që ka përdorur deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas tij.
Dogjani: Ne jo që kemi dëshire të bllokojmë akset kryesore që lidhin me Tiranën, por jemi të detyruar sepse kemi përdorur të gjitha metodat, dhe fjala jonë jo vetëm që ka rënë në veshë të shurdhër por ka patur përballë një regjim në diktaturë, pikërisht kemi përshkallëzuar protestat. Arsyet pse protestojnë qytetarët janë arsye bazë…Ne do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.