Prokurorët suedezë kanë njoftuar se do të heqin dorë nga hetimet e tyre për shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 për shkak se nuk kanë gjetur ndonjë të dyshuar të mundshëm, ka raportuar tabloidi suedez Aftonbladet.
Të ndërtuara për të dërguar gazin natyror rus në Gjermani përmes Detit Baltik, tubacionet u bënë të padobishëm pas një seri shpërthimesh të fuqishme në shtator 2022. Gjermania, Suedia dhe Danimarka nisën secila hetimet e tyre kombëtare për incidentin.
Prokurori suedez Mats Ljungkvist, i cili udhëhoqi hetimin, u citua të thoshte se nuk kishte asgjë që të tregonte se Suedia ose shtetas suedezë ishin të përfshirë në sabotazhin e Nord Stream, që ndodhi në ujërat ndërkombëtare.
“Hetimi paraprak ka qenë sistematik dhe i plotë”, tha prokurori, duke shtuar se “ndër të tjerash janë analizuar një numër i madh i lëvizjeve të anijeve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”.
“Përveç kësaj, është kryer një hetim i gjerë i vendit të krimit dhe janë mbajtur disa marrje në pyetje për këtë çështje.” “Përfundimi i hetimit është se juridiksioni suedez nuk zbatohet dhe se hetimi duhet të mbyllet,” citohet të ketë thënë Autoriteti Suedez i Prokurorisë nga Reuters.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co