“Nuk kemi marrëveshje me mazhorancën”, Bardhi: Arsyeja e aksionit tonë, pengmarrja e Kuvendit, nuk e deformojmë!

nuk kemi marreveshje me mazhorancen bardhi arsyeja e aksionit tone pengmarrja e kuvendit nuk e deformojme
nuk kemi marreveshje me mazhorancen bardhi arsyeja e aksionit tone pengmarrja e kuvendit nuk e deformojme

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur në studion e “Open” se me PS-në nuk kanë një marrëveshje, duke argumentuar se zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet.

Bardhi tha se komisionet hetimore do të ngrihen siç e parashikon Kushtetuta, ndërsa garantoi se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar.

“Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, tha ai ndër të tjera.

“Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë.

Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtësore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se cfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës.

Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka patur më seancë normale në Kuvend.

Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje.

Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →