Fermerët e prodhimit të bostanit në Bishan të Levanit dhe në Kallëm të Mbrostarit në Fier kanë probleme me gjetjen e tregjeve dhe çmimin e shitjes në treg. Për këtë vit ata ende përballen me sfida të mëdha për sa i përket tregut dhe çmimeve të sigurta.
Ata pohojnë se kane probleme me gjetjen e tregjeve ndërkohë që sot bostani me shumicë po shitet me 150 lekë kilogrami ndërkohë që vjet në këtë periudhë është shitur me 350 lekë kilogrami.
[embedded content]
Fermerët thonë se subvencione nuk marrin nga shteti, ndërkohë që pohojnë se tregtarët u kanë nxjerrë probleme duke u thënë se bostani që peshon mbi 10 kilogram një kokërr nuk ua marrin.
Edhe pse nuk kanë përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë ata kanë arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese dhe kualitet të lartë, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.
Fruti i këtij lloji bostani ka një peshë mesatare prej 10 kilogramë për kokërr, që është e pëlqyer si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksport, duke ofruar një kualitet me vlera të lartë ushqyese.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co