“Nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale”, Spiropali për kaosin në Parlament: Deputetët e PD të bashkohen. Zgjedhjet e parakohshme…

nuk mund te jete kuvendi zgjidhja per strategjite e tyre radikale spiropali per kaosin ne parlament deputetet e pd te bashkohen zgjedhjet e parakohshme
nuk mund te jete kuvendi zgjidhja per strategjite e tyre radikale spiropali per kaosin ne parlament deputetet e pd te bashkohen zgjedhjet e parakohshme

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Shkodër Elisa Spiropali, njëkohësish Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pas një mbledhje me Asamblenë e PS Shkodër deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë”, tha ajo.

Spiropali duke folur për kaosin e krijuar në Parlament nga opozita, ajo u shpreh se kjo është një rrugë pa krye dhe se radikalizmi nuk është zgjidhje. Ministrja i bëri thirrje deputetëve të PD të bashkohen për të patur më pas një strategji të duhur.

“Patjetër që kjo situatë nuk pëlqehet jo vetëm për ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD dhe këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale. Ata kanë gjithë drejtën e tyre të protestojnë, të shkojnë në rrugë pa krye por kjo nuk është rruga e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është për të tjera punë dhe të gjitha opozitat kanë provuar që të radikalizohen, kanë provuar që edhe t’i djegin mandatet, edhe të braktisin Kuvendin, e kemi bërë edhe ne, e kemi braktisur për 6 muaj kur ishim në opozitë dhe ajo rrugë nuk na çoi askund. Besoj që partitë politike kanë fituar tashmë një pjekuri për të kupuar se rruga e vetme është rruga institucionale dhe rruga e krijimit të besimit tek njerëzit”, tha Spiropali.

Ministrja e Shtetit foli edhe në lidhje me reformën zgjedhore.

“Sigurisht që nuk rrezikon që të dështojë sepse përtej komisionit bipartiak sigurisht që po shpresojmë që të funksionojë, ne kemi rekomandimet e ODIHR të cilat janë udhërrëfyes, nuk janë vetëm ndryshime ligjore, janë edhe çështje të tjera institucionale të cilat duhen adresuar dhe jam e bindur që ne do mund t’i adresojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme kurdo që të jenë.
Patjetër që ka ndryshime ligjore që mund të duhen 84 vota në qoftë se ka ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, ka çështje të tjera të cilat mund të adresohen në mënyra të tjera por prandaj ne e kemi ngritur këtë Komision që ne të vijmë aty dhe të bëjmë propozime përmbajtësore, ne nuk e kemi ngritur Komisionin e Reformë Zgjedhore që të diskutojmë për karrigen e njërit apo të tjetrit”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →