Shqiperia

“Nuk mund të ndërtohet Parajsa me muratorë të Ferrit”/ Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Besim Ndregjoni: Këtë masakër do ta çojmë deri në Strasburg

nuk mund te ndertohet parajsa me muratore te ferrit ndryshimet ne kodin zgjedhor besim ndregjoni kete masaker do ta cojme deri ne strasburg
nuk mund te ndertohet parajsa me muratore te ferrit ndryshimet ne kodin zgjedhor besim ndregjoni kete masaker do ta cojme deri ne strasburg

Presidenti i Unionit të Integrimit të të Burgosurve Politikë Besim Ndregjoni ka deklaruar se ajo që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ishte kthim i Kuvendit dekada pas, në kohën e diktaturës.

Ndregjoni u shpreh se Unioni nuk do të qendrojë indiferent ndaj asaj që e quajti një katastrofë, ndërsa shtoi se hapi i radhës do të jetë ndjekja e çështjes në Gjykatën Kushtetuese e deri në Strasburg.

“Ishte një seancë e turpshme, një Kuvend që do t’ia kishte lakmi kuvendi i komunizmit. Nuk mund ta imagjinosh pas 34 vitesh që në një vend që promovon demokraci pa vlera, e kthen politikën në totalitare, sunduese dhe imponuese, me të cilën të detyrojë qytetarët të votojnë siç do partia.

Eliminimi i votës së lirë është diktaturë.
Nuk mund të ndërtohet parajsa me muratorë të ferrit. Nuk mund të ndërtohet demokracia me komunistë.Po të shkatërrosh votën e lirë ti nuk jem më shtet i së drejtës.

Ne si Union nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj masakre, do ta dërgojmë në Kushtetuese, madje deri në Strasburg”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts