![Nuk ndalet agresioni i rebelëve në Jemen, SHBA shkatërron 4 dronë të Houthi-t 2 nuk ndalet agresioni i rebeleve ne jemen shba shkaterron 4 drone te houthi t](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/nuk-ndalet-agresioni-i-rebeleve-ne-jemen-shba-shkaterron-4-drone-te-houthi-t.jpg)
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar katër dronë mbi zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Houthi. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom).
Forcat amerikane arritën të “shkatërrojnë katër drone” që “paraqitën një kërcënim të menjëhershëm për anijet e SHBA-së, anijet e koalicionit dhe anijet tregtare në rajon”, tha komanda në një deklaratë.
Po ashtu u tha se SHBA-të kishin arritur të neutralizonin një raketë që Houthi-t kishin lëshuar drejt Gjirit të Adenit. “Nuk pati raportime për lëndime apo dëmtime në anije të SHBA-së”, tha Centcom.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co