Bota

“Nuk përcjellin besim te qytetarë dhe paraqesin barrë për buxhetin”- Qeveria e RMV synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve

nuk percjellin besim te qytetare dhe paraqesin barre per buxhetin qeveria e rmv synon shperberjen e keshillit gjyqesor dhe te prokuroreve



































Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, për të cilët thotë se nuk kanë besimin e qytetarëve dhe vetëm se paraqesin barrë për buxhetin e shtetit.

miscoski

Por, komuniteti ndërkombëtar vlerëson se kjo qasje paraqet ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit, teksa i bën thirrje qeverisë në Shkup që reformat të realizohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Këto këshilla mes tjerash miratojnë dhe mund shkarkojnë gjykatësit, kryetarët e gjykatave apo prokurorët nga detyra.

Synimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski për shfuqizimin e Këshillit Republikan Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, kanë hasur në pakënaqësinë e një pjese të diplomatëve perëndimorë dhe të ekspertëve në vend.

Zoti Mickovski vlerëson se këto organe të drejtësisë nuk kanë besim tek populli dhe paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Por, komuniteti ndërkombëtar, në veçanti ambasadorët e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian në Shkup nuk dëshirojnë shpërbërjen e këtyre Këshillave, ndërsa idenë e qeverisë e kanë quajtur ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Ambasadorët sugjerojnë vazhdimin e reformave në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut.

Por, kryeministri Mickovki ka drejtuar akuza ndaj diplomatëve perëndimorë se janë ata të cilët po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, teksa iu ka kërkuar që nëse kanë, të ofrojnë zgjidhje dhe këshilla të mirëfillta të cilat do të ishin në dobi të reformave të gjyqësorit. Kryeministri maqedonas, ndërkaq thotë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve kanë një besueshmëri prej dy përqind.

“Unë po të kisha një besueshmëri prej vetëm dy përqindësh do të isha turpëruar dhe do të largohesha nga detyra të cilën e bëj”, thekson ai.

Reformat, sipas kreut të qeverisë në Shkup, parashikonin “përgjegjësi e llogaridhënie dhe heqjen e kolltuqeve të rehatshme”.

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer tha se do të vazhdojë angazhimi me qeverinë dhe organet tjera të sistemit për të diskutuar mënyrat më të mira mbi reformat e domosdoshme në gjyqësor. “Ne duam një dialog dhe marrëdhënie konstruktive”, u tha ai gazetarëve në Shkup.

“Ne kemi synime të njejta sa i takon anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ambasadori David Geer.

Anëtarët e Këshillave të prekur thonë se këto organe janë vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare dhe nëse ka ndonjë lloj parregullsie në punën e tyre, të kërkohet përgjegjësia tek individët dhe jo te i gjithë Këshilli.

Megjithatë, besimi i opinionit publik vazhdon të jetë i ulët sa i takon sundimit të ligjit. Në anketat e instituteve ndërkomëbtare, siç është IRI, rreth 65 përqind e të anketuarve mendojnë se sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë; një çështje që, sipas ekspertëve duhet të paraqesë shqetësim për autoritetet dhe institucionet politike në Maqedoninë e Veriut.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts