Mehdi Taremi e kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Interi, duke shënuar me një rregullsi të admirueshme dhe duke u bërë protagonisti absolut i fazës përgatitore të zikaltërve. Por për fatin e keq të iranianit, një problem muskulor do ta lërë për disa ditë jashtë duke ndalur ecurinë e tij.
Klubi ka bërë të ditur me një komunikatë zyrtare se Taremi ka pësuar një problem muskulor në bicepsin femoral të kofshës së majtë dhe do të duhet të bëjë pushim, nën vëzhgimin e mjekësve. Sipas mediave italiane, një dëmtim i tillë kërkon minimalisht 10 ditë pushim absolut, në versionin më të mirë të mundshëm.
Kjo sigurisht që do të ndalë ecurinë e iranianit, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të qenë në dispozicion të ekipit për ndeshjen hapëse të sezonit, debutimin në kampionat ndaj Xhenoas më 17 gusht.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co