Zhgënjejnë Inter dhe Milan. Seria A nuk nis në mënyrën e duhur për të dyja milanezët, të cilat ngecin që në deputim.
Nëse Inter pësoi vetëm në fund e lojës, shumë e ndryshme ishte situata me Mianin. Kuqezinjtë mund të thuhet i rrëmbyen një pike Torinos, pasi e pane veten në disavantazh të dy golave, deri një minutë nga fundi, me Torinon që zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte në San Siro teksa realizoi dy here, fillimisht autogoli o Thiaw në minutën e 30-të e më pas Zapata dyfishoi me kokë në të 68-ën. Por ndryshimet që Fonseca kreu në pjesën e dytë dhanë efekti. Fillimisht një devijim I topit deçiziv nga ana e Moratës, i cili realizoi golin e pare me fanelën kuqezi ngushtoi diferencën dhe më pas një ekzekutim shumëi bukur i Okafor në minutën e 5-të shtesë, vuloi barazimin, që për mënyrën se si erdhi mund të konsiderohet një rezultat pozitiv për Milanin.
Në përfundim të takimit Fonseca u shpreh: Nuk prisja ndeshje perfekte në këtë periudhë nga djemtë e mi. Por duhet ta pranojmë që në pjesën e pare ishim të ngadaltë. Në të dytën ishim më agresivë, arritëm të rikuperonim topa kundërshtarit, madje krijuam raste edhe për ta fituar ndeshjen, u shpreh trajneri portugez i Milanit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co