Goli i parë më fanellën e Inter, ekipin e tij të zemrës, vështirë se mund të harrohet. Asllani shkëlqeu në ndeshjen e tij të tretë radhazi si titullar, 90 minuta të plota, një gol, 77 pasime, 100% i saktë në çdo top që preku, për Sofascor nota 7,9, lojtari i dytë me notën më lartë pas Alexis Sanchez, me kilianin që shënoi një gol dhe dhuroi asistin për Asllanin.
Për mediat italiane, Asllani ishte njeri i ndeshjes, nota 7, nota më e lartë. Në përfundim të ndeshjes, ylli kuqezi nuk e fshehu gëzimin për këtë paraqitje dhe mbi të gjitha për golin e parë:
“Jam pak i lodhur, por më bëhet qejfi për këtë fitore pasi ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, por jemi të lumtur për tre pikët në shtëpi. Plus 15 nga Juve? E dinim se mund të thellonim diferencën përballë Genoa-s, por ne shohim vetëm ndeshje pas ndeshje, jemi të lumtur për këtë rrugëtimi që kemi bërë, por asgjë nuk ka përfunduar. Goli im i parë me Inter? Jam i lumtur, e prisja prej kohësh, mbi të gjitha këtu në shtëpi. Jam i lumtur edhe për shokët e mi të ekipit, të gjithë më përqafuan. Tani jam i detyruar t’i bëj një dhuratë Frattesit, do të harxhoj pak, por do t’i blej dhuratën që kërkon”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co