Igli Tare u largua nga Lazio pas disa vitesh qëndrimi te ky klub si drejtor sportiv. Në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, Tare duket i hapur për një përvojë të re pas periudhës së pushimit, ndërsa flet edhe për eksperiencën në kryeqytet.
“Nuk u largova nga Lazio për shkak të ndonjë konflikti, e kisha lajmëruar më herët se do të largohesha nga Lazio pasi kisha nevojë për një pauzë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta lija Lazion në nivele të larta, kur unë e mora përsipër detyrën te kryeqytetasit, klubi ishte në një situatë krejtësisht ndryshe.
Lazio do të mbetet përgjithmonë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, jam gati të rikthehem në detyrë, për mua nuk ka shumë rëndësi emri i klubit. Mjafton të jetë një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët, e që gjithashtu synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës pasi kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Tare.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co