Bota Kuriozitete

“Nuk u ndamë dot”- Mes lotësh, Drini Zeqo rrëfen humbjen e babait: Ishte shokuese, të këputen krahët! Qëndroi tre ditë në koma, i flisja se më dukej sikur…

nuk u ndame dot mes lotesh drini zeqo rrefen humbjen e babait ishte shokuese te keputen krahet qendroi tre dite ne koma i flisja se me dukej sikur



































Ish-banori i Big Brother Vip, Drini Zeqo ka shpërthyer në lot teksa ka rrëfyer së fundmi ndarjen nga jeta të babait të tij.

drini zeqo

Gazetari i njohur u shpreh se ka qenë shokuese për të humbja e të atit, ndërsa gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej.

“Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re. Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese”, ka rrëfyer ai mes lotësh.

Drini ka treguar se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndente sikur gjithçka do të rregullohej.

drini zeqo

 “Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re.

Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji.

Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë”, tha ai.

drini zeqo rrefim

Më tej ish-banori i BBV i prekur ka folur për vështirësitë ekonomike kur ai ka qenë në fillimet e karrierës.

Drini ka treguar se ajo ka qenë edhe periudha kur familja e tyre sapo ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër, dhe se flinin përtokë.

“Ne flinim përtokë, ishte e vështirë. Të ardhurat tona ishin shumë të pakta, ishte vetëm rroga mamit. Që të shtoheshin duhet të nisja punë. Përveç që më jepte kënaqësi se po bëja punën që doja, ishte dhe se do të më sillte të ardhura.

Shtëpia që jetonim ishte bosh dhe ne nisëm ta mobilonim vetë nga 0. Ishte shumë e bukur, do ta ribëja prapë në të njëjtën formë. Është një gjë që më ka sjellë kënaqësi”, tha ai.

drini zeqooo drini zeqo bbv drini zeqo4 drini-zeqo

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts