Shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi nuk është paguar për tre muaj nga turqit e Antaljaspori dhe e ka shkëputur kontratën, pas vështirësive në negociata për t’u realizuar një proces i tillë.
Sipas “Telegrafit”, Bytyqi është detyruar që të gjithë situatën ta kalojë në instancat më të larta, siç është FIFA, për t’i dhënë një zgjidhej rrëmujës së shkaktuar nga Antaljaspori. Shtëpia e futbollit botëror ka reaguar menjëherë, duke i dhënë të drejtë lojtari në të gjithë procesin, ndërsa fillimisht kishte masa lehtësuese për klubin turk.
FIFA kishte vendosur që Antaljaspori të kishte 15 ditë kohë që të kryente të gjithë pagesat nga lojtari, por një gjë e tillë nuk u realizua. Për herë të dytë, FIFA ndërhyri për të marrë vendim të prerë, duke e detyruar Antaljasporin që t’i paguajë Bytyqit rrogat e mbetura deri në fund të kontratës, e cila skadon në vitin 2026.
Lojtari kosovar tani është i lirë për t’u bashkuar me një skuadër tjetër, ndërsa Antaljaspori përveç se do t’i paguajë tre muajt e fundit, po ashtu detyrohet të paguajë deri në fund të kontratës së anësorit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co