Bota Sport

Nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit, volejbollistja 29-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj

nuk u paraqit ne stervitjen e mengjesit volejbollistja 29 vjecare gjendet e pajete ne banesen e saj




































Volejbollistja Pilar Marie Victoria Lopez, është gjetur e pa jetë në banesën e saj në Bursa të Turqisë mëngjesin e sotëm.

pilar

Sipas mediave të huaja, 29-vjeçarja nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të “Nilufer Belediyespor” dhe zyrtarët e ekipit ishin të shqetësuar për të.

Kur arritën në banesën e saj, ata kanë gjetur të renë të vdekur.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të zbardhë rastin, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Pilar ka lindur në vitin 1995 dhe ishte anëtare e Kombëtares së Puerto Rikos. Volejbollistja 1.82 metra e gjatë luajti për Beziers Angels në Francë dhe më pas u transferua në Nilüfer Belediyespor të Turqisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts