Numri i të burgosurve në burgjet franceze ka tejkaluar me gati një të katërtën kapacitetin maksimal, duke thyer sërish një rekord.
Gjatë vitit “rritja e numrit të të burgosurve është 4400 në 76700 duke shënuar një tjetër rekord”. Në të njëjtën kohë, kapaciteti maksimal i burgjeve franceze është 61.600 persona.
Për shkak të mbipopullimit, më shumë se 3,000 të burgosur detyrohen të flenë në dyshekë në dysheme, nga pak më shumë se 2,000 në 2023.
Ndërsa “mesatarisht, në burgjet franceze ka pothuajse 125% të të burgosurve nga kapaciteti maksimal”, situata në qendrat e paraburgimit është edhe më e keqe. Atje kufiri është gati 50%, dhe në disa reparte të izolimit kapaciteti është dy herë më i lartë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co