Jo vetëm Spanjë-Gjermani, faza çerekfinale sjell një tjetër super sfidë, Portugali-Francë. Kjo është një ndeshje e veçantë edhe për Nuno Mendes, mbrojtësin e PSG, i cili do të ketë përballë ish kapitenin e tij Kylian Mbappe. Mendes nuk i kurseu elozhet për yllin francez, por është i bindur se Portugalia do t’ia dalë:
“Të them të vërtetën, ai nuk luan në krahun tim. Nëse do të vij në anën time do të jem gati. Unë stërvitem çdo ditë për këto tip ndeshjesh, për këto momente. Jemi të gjithë të përgatitur për ndeshjen kundër Francës dhe do të bëjmë gjithçka për të limituar forcat e tyre. Do të jetë e vështirë, por unë e njoh pak Kylian, do të bëj gjithçka për ta ndalur”, u shpreh Nuno Mendes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co