“Objekti duhet prishur ndërkohë që e shkatërroi bomba”, Brisida Shehaj: IMT Lushnjë mbajti dy procesverbale një ditë pas shpërthimit

objekti duhet prishur nderkohe qe e shkaterroi bomba brisida shehaj imt lushnje mbajti dy procesverbale nje dite pas shperthimit
objekti duhet prishur nderkohe qe e shkaterroi bomba brisida shehaj imt lushnje mbajti dy procesverbale nje dite pas shperthimit

Duke folur për shpërthimin në Lushnje në një kapanon të deputetit socialist, Bujar Çela që la pas dy të vdekur e 7 të plagosur, Brisida Shehaj, eksperte ekonomie tha në “Open” në News 24, se IMT-ja e Bashkisë Lushjë mbajti procesverbale për rastin dhe se ky ekspertim u bë një ditë më vonë.

“Për herë të parë pamë që jo vetëm hapen dyert e mortit, por morti dhe kamera ktheheni në CV-ra për shou. Po të shohësh veprimet hetimore, është konstatuar që lejen e ndërtimit e ka Bujar Çela si pronar i tokës. Është një individ që ka marrë një leje ndërtimi mbi tokën që ka.

Kompania thotë nuk kam bërë asnjë punim. Policia e Shtetit duhet të sqaronte nëse ka paguar para ky Bujar Çela. Ky investim bënte 18 milion lekë të reja.

Ngjarja ndodh më 1 mars dhe IMT e bashkisë Lushnjë mban dy procesverbale, një procesverbal që ky zotëri është në shkelje të lejes së ndërtimit dhe një akt konstatimi ku thotë duhet prishur objekti ndërkohë që aty ka shpërthyer bomba dhe nuk ka objekt.

Janë veprime që lidhen me një emër. Prokuroria e Fierit nuk e di se si mund ta mbajë veprën pa individ. Zotëria deklaron të ardhura nga qiraja që nga viti 2019 dhe nuk ka deklaruar nëse aty ka objekt. E quaj krim shtetëror se vrasje ka pasur më shumë në Bulqizë nuk kam parë as Ulsiun dhe as Taulantin që të shkojë atje”, theksoi ajo.

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →