Bota

Objektivat e Ukrainës në Kurks, mbi 3 mijë ushtarë rusë në rrethim/ Ç’po ndodh…

objektivat e ukraines ne kurks mbi 3 mije ushtare ruse ne rrethim cpo ndodh
objektivat e ukraines ne kurks mbi 3 mije ushtare ruse ne rrethim cpo ndodh

Ushtria ukrainase po përparon në rajonin e Kurskut në pesë drejtime, shkruan RBC-Ukraine. Drejtimi i parë është përgjatë rrugës Sudzha-Kursk, ku Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU) mori kontrollin e drejtpërdrejtë të Sudzhas.

E dyta – në juglindje të Sudzhas në drejtim të vendbanimeve Plekhovo dhe Bork, ku ushtria ukrainase po përparonte drejt fshatit Girya, por nuk ka asnjë informacion për marrjen e kontrollit.

Drejtimi i tretë është përgjatë rrugës Sudzha – Lgov, ku informacionet më të fundit për marrjen e pozicioneve pranë Malaya Loknya.

Drejtimi i katërt është përgjatë rrugës Sudzha – Korenevo – Rylsk, ka informacione për luftime në fshatin Korenevo.

Drejtimi i pestë është në perëndim të Korenevo dhe mbulon një pjesë të rrethit Glushkovsky. Këtu AFU arriti të dëmtojë të tre urat mbi lumin Seim.

Më shumë se tre mijë ushtarë rusë mund të gjenden në një rrethim, raporton gazeta gjermane Bild.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts