O’Brien pas takimit me Osmanin: Krenar që mbështesim shtetin e Kosovës

obrien pas takimit me osmanin krenar qe mbeshtesim shtetin e kosoves
obrien pas takimit me osmanin krenar qe mbeshtesim shtetin e kosoves

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Jim O’Brian ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani, dy ditë më parë.

O’Brian ka shkruar në X se Amerika është krenare që e mbështet Kosovën. Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA të qëndrojnë krah për krah për të avancuar vizionin e përbashkët.

“Mirëprita Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Ëashington. Jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Diskutuam gjithashtu nevojën urgjente për të riafirmuar Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar O’Brien.

Më herët, presidentja Osmani ka thënë se me Jim O’Brien kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, shkroi Osmani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →