![OBSH: Të shqetësuar për mundësinë e shpërthimit të virusit polio në Gaza, janë gjetur gjurmë në… 2 obsh te shqetesuar per mundesine e shperthimit te virusit polio ne gaza jane gjetur gjurme ne](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/obsh-te-shqetesuar-per-mundesine-e-shperthimit-te-virusit-polio-ne-gaza-jane-gjetur-gjurme-ne.webp)
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është “shumë e shqetësuar” për mundësinë e shpërthimit të virusit polio në Gaza, pasi janë gjetur gjurmë në ujërat e zeza.
Dr. Ayadil Saparbekov, kreu i ekipit të OBSH-së në territoret palestineze, u ka thënë gazetarëve se po zbatohej një vlerësim i rrezikut, dhe se ndërkohë punonjësit shëndetësorë në Gaza po jepnin këshilla mbrojtëse për popullsinë 2.3 milionëshe, raporton BBC.
Ai ka shtuar se megjithatë do të ishte “shumë e vështirë” për njerëzit që t’i ndjekin ato, për shkak të mungesës së shpeshtë të ujit dhe shërbimeve sanitare.
Gjurmët e polios, e cila shpërndahet përmes materies fekale, janë gjetur në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura nga dy zona të ndryshme në Gaza një muaj më parë, gjë që tregon se virusi mund të qarkullojë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co