Zhoze Murinjo është kthyer në personazhin e ditës në Turqi pas veprimit të fundit ku kapi për hunde trajnerin kundërshtar, Okan Byryk, pas derbit të Kupës që Fenerbahçe humbi ndaj Gallatasarajt. Por emri i tij sot ka dalë në skenë edhe për një arsye tjetër.
Sipas gazetarëve të “Globoesporte” në Brazil, emri i Murinjos ka nisur të lakohet në ambientet e Federatës Braziliane për të marrë drejtimin e ”seleçaos”. Pas ngjarjeve të fundit në Turqi, largimi i tij i parakohshëm nga drejtimi i Fenerbahçes meqë nuk ka fituar asnjë trofe, bëhet mëse i mundur,
Ndaj ai raportohet se është në listën me katër emra që ka përpiluar Federata Braziliane për drejtimin e përfaqësueses në Botërorin 2026. Dy të parët janë Zhorge Zhezus dhe Abel Ferrara, ndërsa emri i tretë është “ëndrra e vjetër” e brazilianëve, Karlo Ançeloti. Tashmë kësaj listë i shtohet edhe Murinjo, i cili mund të ketë shansin të provojë veten e tij me një ekip përfaqësues, më saktësisht më të suksesshmin në botë.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co