Bota Sport

Ofertë e papritur! Tierri Henri dhe Fabregas duan Rei Manajn në skuadrën e tyre

oferte e papritur tierri henri dhe fabregas duan rei manajn ne skuadren e tyre































Rei Manaj do t’i japë lamtumirën Sivasporit gjatë kësaj vere, por me sa duket, edhe futbollit turk. Ofertat për lojtarin nuk kanë munguar, siç kanë shpjeguar edhe vetë drejtuesit e këtij klubi, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë një e tillë shumë interesante.

rei manaj

“Aksam” bën të ditur se emri i Manajt ka përfunduar në radarët e klubit të sapongjitur në Serinë A, Komo. Klubi i cili ka pronarë dy emra shumë të njohur të futbollit botëror si Cesk Fabregas dhe Tierri Henri, kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues në Itali për edicionin e parë në elitë ku synon mbijetesën, teksa sheh pikërisht Manajn si një lojtar që mund ta ndihmojë për këtë objektiv.

Raportohet se Manaj është gati që të bëjë prapakthehu në Itali, ku ka luajtur në kampionatin e elitës me fanellën e Peskarës dhe Specias, pa harruar këtu edhe eksperiencën e shkurtër me atë të Interit. Ai ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer në Itali dhe dy legjendat e futbollit botëror, duken të gatshme për t’ia plotësuar atë,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts