Me të arkëtuar paratë e shitjes (30 mln euro) së Matias Sule, Juventusi bëhet gati të kridhet në merkato. Objektivi kryesor është Karim Adejemi i Borusia Dortmundit, për të cilin është bërë edhe oferta e parë prej 35 milionë eurosh plus dhjetë bonuse.
Gjithsesi, verdhezinjtë pretendojnë të paktën 50 milionë euro, një shifër së cilës drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mund t’i afrohen duke përfshirë në akord disa bonuse. Adejemi gjatë aventurës së tij në “Signal Iduna Park”, e cila filloi në verën e dy viteve më parë, numëron 66 paraqitje dhe 14 gola, çka duket si një CV mëse bindëse për investimin nga ana e Juves.
KOPMAINERS – Teun Kopmainers është padiskutim objektivi kryesor i Juventusit. Drejtori Xhuntoli po bën gjithçka për transferimin e holandezit. 50 milionë euro është oferta për bergamaskët për të lënë të lirë 26-vjeçarin, por kampionët e Ligës së Europës nuk kanë nevojë për para dhe as që mendojnë të bëjnë ndonjë ulje. Ata kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre teksa bisedimet mes klubeve vazhdojnë jo pa optimizëm.
PËR MBROJTJEN – Zhan-Kler Todibo duket se do të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Juventusit. Agjenti i mbrojtësit francez ndodhet në Torino që të shtunën dhe ka patur disa takim me drejtuesit e lartë të bardhezinjve, duke çuar edhe më tej negociatat.
Palët nuk kanë preferuar të japin detaje mbi ecurinë e bisedimeve, por vendimi i Nisë për të mos grumbulluar mbrojtësin për miqësoren e radhës, është një tregues i qartë që shumë shpejt mund të ketë një konfirmim mbi transferimit. Todibo duket se është i përzgjedhuri i Tiago Motës për të kompletuar repartin defensiv dhe drejtori Xhuntoli është i vendosur t’ia plotësojë sa më shpejt dëshirën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co