Të paktën 39 persona u vranë në përleshje në dy muajt e fundit në Somali, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.
Mosmarrëveshjet për tokën lanë 35 të vdekur në rajonin Mudug, në Somalinë qendrore dhe katër të tjerë të vdekur në Luuq, në Somalinë jugore, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Rreth 42,000 njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar u zhvendosën nga dhuna në Luuq në fillim të korrikut, duke përfshirë 12,000 që u larguan në vende të vështira për t’u arritur jashtë qytetit, tha OCHA.
Personat e zhvendosur rishtas përfshijnë komunitete që tashmë ishin zhvendosur nga përmbytjet dhe tani po përjetojnë zhvendosje dytësore, tha agjencia e OKB-së.
OCHA tha se konfliktet në rajonin Mudug nga 26 qershori deri më 2 korrik detyruan mbi 26,000 njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre, rreth 30 për qind e tyre ishin barinj që arritën të iknin me bagëtinë e tyre.
Rreth 96,000 familje janë prekur nga konfliktet e fundit të armatosura dhe goditjet klimatike në shtetin Galmudug.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co