OKB bën thirrje për dhënien fund të “shtypjes” së zërave të pavarur në Rusi

okb ben thirrje per dhenien fund te shtypjes se zerave te pavarur ne rusi
okb ben thirrje per dhenien fund te shtypjes se zerave te pavarur ne rusi

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara bëri thirrje për dhënien fund të “shtypjes së zërave të pavarur” në Rusi dhe shprehu shqetësime lidhur me “përndjekjen” e liderit opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg rus në Arktik muajin e kaluar.

Volker Turk po ashtu foli për dhjetëra konflikte në mbarë botën, për shkeljet e gjëra të ligjeve për të drejtat e njeriut që po prekin miliona persona dhe për zhvendosjen e popullatës për shkak të luftës. Situata, tha ai, mund të përshkallëzohet në vendet sikurse në Lindjen e Mesme, Bririn e Afrikës dhe Sudan. “Shumë rrallë njerëzimi është përballur me kaq shumë kriza spirale”, tha ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Rusi nga 15 deri më 17 mars, Turk tha se autoritetet ruse “kanë intensifikuar edhe më shumë shtypjen ndaj zërave kundërshtues”, duke përmendur rastin se si disa kandidatëve “që janë ndaluar të marrin pjesë në garë për shkak të pretendimeve për parregullsi administrative”. Ai tha se vdekja e Navalnyt në një burg rus “shton shqetësimet e mia serioze lidhur me përndjekjen e tij”, duke përmendur se si mijëra politikanë, gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, avokatë dhe të tjerë përballen me akuza penale apo administrative “vetëm se kanë shprehur mendimin e tyre në rrjetet sociale”.

Komisionari i OKB-së bëri thirrje për rishikim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha rasteve të njerëzve në Rusi që janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar të drejtat e tyre themelore dhe “dhënien menjëherë fund të shtypjes së zërave të pavarur dhe profesioneve ligjore që ata përfaqësojnë”. “E ardhmja e shtetit varet nga krijimi i një hapësire”, tha ai. Zgjedhjet presidenciale të marsit pritet të fitohen nga presidenti aktual rus, Vladimir Putin, duke i dhënë atij edhe një mandat në pushtet deri të paktën në vitin 2030.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →