OKB-ja raportoi të premten për pengesa në rritje ndaj përpjekjeve humanitare në territoret e pushtuara palestineze, duke përmendur në mënyrë specifike pengimin nga autoritetet izraelite.
Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric u tha gazetarëve se përqindja e lëvizjeve humanitare të mohuara nga autoritetet izraelite u dyfishua, duke u rritur nga 7% në qershor në 15% në korrik.
Ai tha se pavarësisht rritjes së përgjithshme të misioneve të koordinuara humanitare – nga 414 në qershor në mbi 540 në korrik – mohimi i aksesit e ka bërë gjithnjë e më të vështirë dërgimin e ndihmave aty ku është më e nevojshme.
Dujarric vuri në dukje gjithashtu raportin e OCHA mbi sfidat e rëndësishme në Gazën veriore, ku që nga e enjtja, vetëm 43% e gati 150 misioneve të planifikuara të ndihmës humanitare këtë muaj u lehtësuan nga autoritetet izraelite.
“Pjesa e mbetur ose u mohua, u pengua ose u anulua për arsye sigurie, operacionale ose logjistike,” tha Dujarric. Në mënyrë të ngjashme, në Gazën jugore, më pak se gjysma e pothuajse 280 lëvizjeve të koordinuara të ndihmës në gusht janë lehtësuar nga autoritetet izraelite.
Ai shtoi se urdhrat e fundit të evakuimit të ushtrisë izraelite të lëshuara prekën 15 lagje në Deir al-Balah dhe Khan Younis.
“Hartëzimi fillestar tregon se këto zona përfshijnë rreth 150 vende zhvendosjeje, shumica prej tyre vende informale. Direktivat e fundit të evakuimit e çojnë numrin total të urdhrave të lëshuar në gusht në 13,” tha ai.
Dujarric tha më tej se “partnerët humanitar që punojnë për të luftuar urinë në Gaza thonë se sasia e ndihmës ushqimore që hyri në Gazën jugore në korrik ishte një nga më të ulëtat e regjistruara në 10 muajt e fundit”.
“Ata paralajmërojnë se armiqësitë aktive, rrugët e dëmtuara, kufizimet e hyrjes dhe mungesa e rendit dhe sigurisë publike kanë çuar në mungesa kritike të ushqimit,” shtoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co