Forcat izraelite po bllokojnë “sistematikisht” aksesin e njerëzve në nevojë në Gaza , duke e komplikuar detyrën e dhënies së ndihmës në atë që është bërë një zonë lufte pa ligj, tha OKB.
Është bërë pothuajse e pamundur kryerja e evakuimeve mjekësore dhe shpërndarjes së ndihmave në Gazën veriore dhe gjithnjë e më e vështirë në jug, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara OCHA.
Të gjitha autokolonat e planifikuara të ndihmës në veri janë mohuar nga autoritetet izraelite në javët e fundit, me të fundit të lejuar në 23 janar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, autokolonat e ndihmës janë bllokuar vazhdimisht ose janë vënë nën zjarr.
Laerke vuri në dukje një incident të dielën e kaluar kur një autokolonë, e organizuar bashkërisht nga OBSH dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze (PCRS) , për të evakuuar pacientët nga spitali i rrethuar Al Amal në qytetin jugor të Khan Yunis, u bllokua për orë të tëra.
“Megjithë koordinimin paraprak për të gjithë anëtarët e stafit dhe automjetet me palën izraelite, forcat izraelite bllokuan kolonën e udhëhequr nga OBSH për shumë orë në momentin që u largua nga spitali”, u tha Laerke gazetarëve në Gjenevë.
“Ushtria izraelite i detyroi pacientët dhe stafin të dilnin nga ambulancat dhe hoqi rrobat e të gjithë ndihmësve ”, tha ai, duke shtuar se autokolona, e cila mbante 24 pacientë, mbeti e bllokuar për shtatë orë.
“Tre mjekë ndihmës të PRCS u arrestuan më pas, megjithëse të dhënat e tyre personale ishin ndarë me forcat izraelite paraprakisht,” tha Laerke, duke shtuar se vetëm një ishte liruar deri më tani.
“Ky nuk është një incident i izoluar”, theksoi ai.
” Autokolonat e ndihmave janë vënë nën zjarr dhe u është mohuar sistematikisht qasja tek njerëzit në nevojë.”
Një “lehtësim i pamjaftueshëm për shpërndarjen e ndihmave në të gjithë Gazën do të thotë që punonjësit humanitarë janë subjekt i rrezikut të papranueshëm dhe të parandalueshëm për t’u arrestuar, plagosur ose më keq”, tha Laerke.
Sulmi i Hamasit që shkaktoi luftën rezultoi në vdekjen e rreth 1,160 njerëzve në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare.
Militantët morën gjithashtu rreth 250 pengje izraelitë dhe të huaj, 130 prej të cilëve mbeten në Gaza, duke përfshirë 31 të vrarë, sipas Izraelit.
Fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë të paktën 29,878 njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të sunduar nga Hamasi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co