Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia urgjent të ta tërheqë ushtrinë dhe personelin nga termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe t’ia kthejë objektin menjëherë Ukrainës.
Rezoluta kërkon po ashtu armëpushimin në Ukrainë dhe tërheqjen e trupave ruse si dhe rithekson qëndrimin e 193 anëtarëve për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Rusisë iu bashkua në votimin kundër të rezolutës Bjellorusia, Kuba, Eritrea, Mali, Nicaragua, Siria, Burundi dhe Koreja e Veriut. Kina, India, Afrika e Jugut dhe shtete të Lindjes së Mesme abstenuan, raportoi AP.
Në rezolutë shprehet “shqetësimi i madh për sigurinë bërthamore dhe situatën e sigurisë në termocentralin në Zaporizhzhia”.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co