Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota nuk mund “ta përballojë që Libani të bëhet një Gazë tjetër” ndërsa tensionet mes Izraelit dhe grupit të Hezbollahut rriten.
“Një lëvizje e nxituar, një llogaritje e gabuar, mund të nxisë një katastrofë që shkon përtej kufirit dhe përtej imagjinatës”, ka thënë ai.
“Të jemi të qartë, Njerëzit në rajon dhe në botë nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër”.
Gjatë javës, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se një vendim për një luftë me Hezbollahun vjen së shpejti.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka shkëmbyer raketa me Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza, duke detyruar mijëra njerëz të shpërngulen nga zonat kufitare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co