Pas agresionit të 7 tetorit, vijon lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Më shumë se 1,160 njerëz u vranë, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Ushtria izraelite nisi një ofensivë që vrau 29,092 njerëz në Gaza, shumica dërrmuese e tyre civilë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, duke e zhytur territorin palestinez në një krizë ushqimore dhe humanitare.
Sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 15% e fëmijëve nën moshën dy vjeç, ose një në gjashtë, vuajnë nga “kequshqyerja” në Gazën veriore, e cila është pothuajse plotësisht e privuar nga ndihma humanitare.
“Me të dhënat e mbledhura në janar, situata ka të ngjarë të jetë edhe më serioze sot,”, -paralajmëruan agjencitë e OKB-së.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co