OKB nis hetimet brenda organizatës, dyshime se disa punëtorë u përfshinë në sulmet ndaj Izraelit

okb nis hetimet brenda organizates dyshime se disa punetore u perfshine ne sulmet ndaj izraelit
okb nis hetimet brenda organizates dyshime se disa punetore u perfshine ne sulmet ndaj izraelit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) njoftoi të premten se e ka nisur një hetim ndaj disa punonjësve të vet të dyshuar për përfshirje në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, dhe tha se i ka prishur marrëdhëniet me ta.

“Autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informata rreth përfshirjes së dyshuar të disa punonjësve të UNRWA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor”, tha Philippe Lazzarini, shefi i kësaj agjencie.

Ai shtoi se për ta mbrojtur aftësinë e agjencisë për të dhënë ndihma humanitare, “kam vendosur t’ua shkëpus menjëherë kontratat këtyre anëtarëve të stafit dhe ta nis një hetim, në mënyrë që ta zbulojmë të vërtetën pa humbur kohë”.

UNRWA, e themeluar më 1949 pas luftës së parë arabo-izraelite, ofron shërbime, përfshirë shkollim, kujdes mjekësor dhe ndihma humanitare për palestinezët në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.

UNRWA ka dhënë ndihma dhe i ka përdorur ndërtesat e veta për t’i strehuar njerëzit që ikin nga bombardimet dhe nga ofensiva tokësore e nisur nga Izraeli në Gazë pas sulmeve të 7 tetorit, gjatë të cilave Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.

“Këto akuza tronditëse vijnë kur mbi dy milionë njerëz në Gazë varen nga ndihmat jetike të cilat agjencia është duke i dhënë prej se nisi lufta”, tha Lazzarini.

Lufta e Izraelit e ka shkatërruar shumicën e Gazës dhe i ka vrarë më shumë se 25.000 palestinezë.

UNRWA – e cila përfitoi donacione më së shumti nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe Suedia në vitin 2022 – ka thënë vazhdimisht se është duke i humbur aftësitë për të ofruar ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →