OKB paralajmëron katastrofë mjedisore nga mbetjeve elektronike: 82 milionë tonë…

okb paralajmeron katastrofe mjedisore nga mbetjeve elektronike 82 milione tone
okb paralajmeron katastrofe mjedisore nga mbetjeve elektronike 82 milione tone

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet e shkaktuara nga pajisjet elektronike po krijojnë një katastrofë mjedisore.

Sipas një raporti të përbashkët të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të OKB-së dhe njësisë kërkimore UNITAR riciklimi nuk arrin t’i përballojë në shkallë të gjërë sasitë e mëdha të mbetjeve elektronike që krijohen, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe telefonat celularë, kompjuterët, televizorët dhe pajisjet e tjera që hedhin konsumatorët.

82 milionë tonë mbeturina elektronike deri në vitin 2030

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u krijuan rreth 62 milionë tonë mbeturina elektronike, dhe që deri në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 82 milionë tonë.
OKB-ja thotë se prej mbetjeve elektronike të paricikluara shkaktohen 45,000 ton plastikë e dëmshmedhe çlirohen 58 tonë merkur që ndotin çdo vit mjedisin.

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u mblodh dhe riciklua siç duhet vetëm 22% e masës së mbetjeve elektronike. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve digjen, hidhen në depo plehërash ose riciklohen në mënyrë të papërshtatshme.

Mesatarisht çdo banor i Tokës shkakton çdo vit rreth 7.8 kilogramë mbeturina elektronike.

Problem për vendet në zhvillim

Një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave elektronike që shkaktohen nga vendet më të pasura dërgohen për riciklim apo depozitim në vendet në zhvillim .
Në vendet në zhvillim, ku punëtorët shpesh nuk kanë pajisjet e duhura dhe janë të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme, përpunohen rreth 18 milionë tonë mbeturina elektronike.

Në raport flitet edhe për sfidat që priten nga kalimi drejt burimeve më të pastra të energjisë për shkak të nevojës për të asgjësuar bateritë, pompat e ngrohjes dhe panelet diellore./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →