Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën se një armëpushim në Gaza që do të lejonte më shumë ndihma humanitare të arrinte tek palestinezët dukej më realist, por paralajmëroi gjithashtu kundër ofrimit të shpresave të rreme.
Duke folur në parlamentin gjerman, Scholz tha gjithashtu se një reformë e Autoritetit Palestinez (PA) ishte “thelbësore”.
“Nuk ka pasur zgjedhje për 17 vitet e fundit dhe nuk mund të flitet vërtet për një legjitimitet për ata në role drejtuese nëse ato nuk janë konfirmuar për një kohë kaq të gjatë”, tha Scholz.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co