Portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn ka konfirmuar bisedimet që ka nisur me klubin francez, Bordo për blerjen e mundshme të aksioneve.
“Diskutimet për një hyrje të mundshme në Bordo janë vetëm në fillim. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë për momentin”, konfirmoi Kahn për gazetën Bild.
Hyrja e tij në klubin francez sigurisht që do të ishte një surprizë e madhe duke pasur parasysh që ata po konkurrojnë në ligën e katërt amatore pas falimentimit.
Ata renditen në vendin e katërt në Championnat National 2, 11 pikë prapa liderit Saint-Malo, por edhe me dy ndeshje më pak, ndërsa vetëm vendi i parë garanton ngjitjen në një ligë më lartë.
Bordo është shpallur gjashtë herë kampion i Francës, herën e fundit në vitin 2009 dhe u rrëzua nga rangu elitar në vitin 2021.
PANORAMASPORT.AL