00:24 – 04.02.2024
Olsi Bylyku është banori i dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP3.
Pas eliminimit të Gabrieles, Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku ka votuar banorin që dëshironte të shpëtonte.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.
Si rezultat, rrugëtimi i Olsit ka përfunduar në këtë fazë të lojës duke u larguar si banori me më pak vota.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co