Bota

Olsian Çela takim me ambasadorin e BE-së, çfarë u diskutua gjatë takimit! Prokurori i Përgjithshëm ngriti shqetësimin për mungesën e infrastrukturës në disa nga prokuroritë e gjykatat

olsian cela takim me ambasadorin e be se cfare u diskutua gjate takimit prokurori i pergjithshem ngriti shqetesimin per mungesen e infrastruktures ne disa nga prokurorite e gjykatat































Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është takuar me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato ditën e djeshme ku diskutuan mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

WhatsApp Image 2024-05-31 at 08.52.21_f47d95e9

Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë.

Ndërkohë ambasadori Gonzato siguroi mbështetjen e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

WhatsApp Image 2024-05-31 at 08.52.22_da787cc8 WhatsApp Image 2024-05-31 at 08.52.22_4df099d0

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts