“One last dance”, Nadal dhe Djokoviç përballen për të fundit herë në Olimpiadë

one last dance nadal dhe djokovic perballen per te fundit here ne olimpiade
one last dance nadal dhe djokovic perballen per te fundit here ne olimpiade

Sot rreth orës 13:30 të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin ndeshjen mes Rafa Nadal dhe Novak Xhokoviç. Pritjes prej 789 ditësh i erdhi fundit dhe dy tenistët do të sfidojnë njëri-tjetrin për herë të 60-të.

“Nole” kryeson 30-29 sa i përket dueleve direkte, ndërsa për herë të fundit ka fituar Nadal. Spanjolli mundi serbin në 2022-in në çerekfinalet e Roland Garros, të cilin e fitoi në atë sezon për herë të 14-të.

Pikërisht fusha e “Philippe Chatrier” ka diçka speciale për spanjollin, i cili në dhjetë takimet të luajtura përballë serbit në këtë terren ka fituar plot tetë herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co