Shqiperia

“Onkologjiku”/ Ministrja e Shëndetësisë: Ndëshkim ligjor dhe moral! Shpërthen opozita, Bardhi: Jep dorëheqjen!

onkologjiku ministrja e shendetesise ndeshkim ligjor dhe moral shperthen opozita bardhi jep doreheqjen
onkologjiku ministrja e shendetesise ndeshkim ligjor dhe moral shperthen opozita bardhi jep doreheqjen

Përpara fjalës në lidhje me interpelancën për surrogacinë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, foli në lidhje me megaskandalin tek “Onkologjiku”.

Mes zhurmës së deputetëve të opozitës, ajo u shpreh se për të sanksionuar me ligj të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione.

Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.
Ndërkohë kreu i grupit të PD Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres të japë dorëheqjen.

“Padiskutim abuzimi i rëndë me detyrën nga një grup farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njerin nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.

Jep dorëheqje ( I drejtohet Bardhi)
Koçiu: Kam dëgjuar gjithçka këto ditë. Po rrëzohet çdo investim dhe çdo punë që është bërë në shëndetësi.

Nikolla: Ju paralajmëroj zoti Bardhi, do t’ju përjashtoj nga salla.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts