Onkologjikut i mungojnë pajisjet, ku shkojnë pacientët?

onkologjikut i mungojne pajisjet ku shkojne pacientet

“Vetting”/ Armand Kullau

Në Gusht të vitit 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit doli me një audit për periudhën 2020 -2022 për trajtimin e sëmundjeve tumorale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke evidentuar një listë të gjatë problemesh.

“Shqetësues është fakti që si QSUNT Spitali Onkologjik dhe Spitalet e Rajonale, mbajnë buxhete “historike” të cilat nuk ndryshojnë në vite.Në referim të të dhënave të siguruara pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, numri i pacientëve në rang vendi nga viti në vit, është në rritje, fakt që tregon agresivitetin e sëmundjeve tumorale”, thuhet në raportin e KLSH-së për repartin e Onkologjikut.

Në këtë raport është evidentuar se numri i pacientëve që ekzaminohen me këto sëmundje është në rritje. Këto sëmundje shkaktojnë rreth 16% të vdekjeve çdo vit dhe buxheti për trajtimin e tyre zë një peshë të vogël në buxhetin e QSUT-së.

[embedded content]

Emisioni “Vetting” solli zëra të vetë qytetarëve që prisnin në dyert e repartit Onkologjik, të cilët konfirmonin se prisnin prej katër ditësh për shkak se nuk punonin aparaturat.

Edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar disa probleme për shërbimin onkologjik, që lidhen me mosfunksionimin e disa pajisjeve bazë, përsëri situata nuk ka ndryshuar. Këto pajisje përdoren për trajtimin e sëmundjeve tumorale, duke lënë qindra pacientë pa këtë shërbim jetik.

“Konstatohet se numri i rasteve të trajtuara pranë shërbimit të radioterapisë, mbështetet në 4 pajisje kryesore, nga të cilat Brakiterapia nuk është funksionale përgjatë gjithë periudhës së auditimit, ndërsa Ortovoltazhi nuk funksionon që prej datës 02.11.2022”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Sipas audituesve të KLSH-së, mungesa e Brakiterapisë ka sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve në vit. Pra, për tri vite radhazi 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre.

  • foto galeri

Pajisja mjekësore tjetër që nuk është funksionale prej nëntorit 2022, sipas audituesve, është Ortovoltazhi. Për shkak të një defekti, nuk janë trajtuar pacientët që vuajnë nga tumoret e lëkurës dhe tumoret e gjendrave të djersës. Mungesa e aparatit të Ortovoltazhit ka sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve. Ata nuk kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë rrezik për shëndetin e tyre.

Në mënyrë të vazhdueshme është bërë evident shqetësimi pranë Drejtorisë së QSUT-së, që pajisja e Ortovoltazhit është amortizuar prej vitit 2020. Kjo pasi aparati i Ortovoltazhit është i instaluar në vitin 2002.

Pas disa kërkesave, drejtoria e QSUT-së ka dërguar një aparat të ri donacion nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në janar të këtij viti, por raporti vlerëson se aparati nuk është instaluar ende dhe pengohet nga procedurat burokratike të institucionit.

[embedded content]

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu se mungojnë dhe pajisje të tjera me rëndësi në trajtimin e sëmundjeve tumoriale si, tubusat e aparatit të shiringës elektrike, pompa, maskat termoplastike individuale.

“Në këto, kushte unë e gjykoj si mjek, si specialist i shëndetit publik dhe si person që e ka ndjekur me shumë vëmendje dhe i ndjek me shumë vëmendje ato që ndodhin në sistemin shëndetësor shqiptar dhe stadi ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare nuk është i përputhshëm me mungesën e kemiopreparatave bazë”, shprehet eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho.

QSUT- KLSH, lojë me shifrat

“Vetting” bëri disa kërkime për numrin e pacientëve që kanë marrë trajtim në QSUT, por zbuloi mospërputhje midis shifrave të cituara nga vet spitali dhe të atyre që ka deklaruar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas QSUT, në vitin 2020 janë trajtuar  2185 pacientë ciklikë , në vitin 2021 janë trajtuar 2287 pacientë dhe 2481 në vitin 2022. Pra, kemi rritje të këtyre pacientëve, por mungesë kimiopreparatesh dhe ulje të fondeve për Onkologjikun nga QSUT.

Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shifra që nuk korrenspondojnë me të dhënat e QSUT. Konkretisht në vitin 2020 janë trajtuar 1202, në vitin 2021 janë trajtuar 1314 dhe në 2022 janë trajtuar 1361 pacientë. Shifrat që deklaron QSUT janë gati dy herë më të larta se ato që ka kontrolluar KLSH-ja.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →