Operacion i dyfishtë ekstradimi, sillet në Shqipëri i kërkuari për kultivim droge, dërgohet në Itali 46-vjeçari që grabiti me armë

operacion i dyfishte ekstradimi sillet ne shqiperi i kerkuari per kultivim droge dergohet ne itali 46 vjecari qe grabiti me arme
operacion i dyfishte ekstradimi sillet ne shqiperi i kerkuari per kultivim droge dergohet ne itali 46 vjecari qe grabiti me arme

Në kuadër të operacioneve të koduara “Para drejtësisë”, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit pasi Gjykata e Apelit të Tiranës, më 31.05.2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai akuzohet se në vitin 2022 ka kultivuar 320 bimë narkotike cannabis sativa në ambientet përreth banesës së tij, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë Kurbin.

I ekstraduari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e tij.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, nga Kruja. Ky individ ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi në vitin 2022, Gjykata e Apelit në Firence e kishte dënuar me 9 vjet burgim për grabitje me armë në bashkëpunim. Ai ka mbetur për të vuajtur gjithsej 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →