Policia njofton se ka arrestuar një 24-vjeçar në Durrës, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se në pranga ka rënë shtetasi Armando Bushi alias Armarido Rama.
“Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 10”.
I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:
- B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co