Shqiperia

Operacioni anti-drogë me 16 urdhër arreste, Balla: Lufta kundër narkotikëve në të gjithë territorin është sistematike, presim të tjera…

operacioni anti droge me 16 urdher arreste balla lufta kunder narkotikeve ne te gjithe territorin eshte sistematike presim te tjera
operacioni anti droge me 16 urdher arreste balla lufta kunder narkotikeve ne te gjithe territorin eshte sistematike presim te tjera

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar përmes një statusi në rrjetet socialee lidhur me operacionin antidrogë nga i cili u lëshuan 16-urdhër arreste.

Balla shprehet se lufta kundër narkotikëve është sistematike dhe e shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Teksa përgëzon Policinë, ministri i brendshëm shprehet se presim të tjera operacione ku goditet trafikimi i lëndëve narkotike, mbjellja apo shpërndarja.

Postimi i plotë:

”Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

‘’Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë📍Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky’’, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts