Janë publikuar emrat e disa prej personave të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrante me pasaporta të falsifikuara.
Mësohet se në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie.
Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente.
Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme.
Mësohet se disa prej personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndodhen në burg jashtë vendit.
Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA.
1-Arnold Shehu
2-Amarildo Luca
3-Ylli Çaushaj
4-Bashkim Sula
5-Besnik Lumaj
6-R. Marashi
7-Redi Salaj
8-Sokol Maloku
9-Fatmir Stankova
10-Gridi Elezi
11-Bajram Xhaja
12-Sibora Rexha
13-Bardhyl Imeri
Në kërkim
P.Canaj
Gjetur ne banesa:
Xhelil Alla
Ylli Ibrahimaj
Leonard Lama
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co