Megaoperacioni policor i koduar “Territor i Pastër” ka vijuar intensivisht në qarkun e Shkodrës, duke rezultuar në asgjësimin e 2,848 bimëve të dyshuara si kanabis.
Raportohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, i dyshuar për kultivimin e 74 bimëve cannabis në vendin e quajtur “Lugu i Thive”. Aktualisht po punohet për kapjen e tij.
Gjatë këtij faze të operacionit, forcat e rendit kanë raportuar rezultate të tjera pozitive:
- Komisariati i Policisë Shkodër ka asgjësuar 1,986 bimë cannabis në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë.
- Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka gjetur dhe asgjësuar 508 bimë cannabis në territorin e njësisë administrative Shkrel.
- Komisariati i Policisë Vau i Dejës ka eliminuar 182 bimë cannabis në territorin e njësisë administrative Shllak.
- Komisariati i Policisë Pukë ka asgjësuar 98 bimë cannabis në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co