Shqiperia

Operacioni‘’Territori i pastër’’, asgjësohen 8 mijë bimë kanabis dhe rreth 5 mijë fidanë në Temal

operacioniterritori i paster asgjesohen 8 mije bime kanabis dhe rreth 5 mije fidane ne temal
operacioniterritori i paster asgjesohen 8 mije bime kanabis dhe rreth 5 mije fidane ne temal

Operacioni ‘’Territor i pastër’’ është në vijim, teksa vijon ende të goditet mbjellja e narkotikëve.

Këtë herë operacioni është finalizuar në Vaun e Dejës, saktësisht në njësinë administrative Temal.

Policia tha se janë gjetur dhe asgjësuar 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo dyshuar lidhur me drogën, në komunikatë thuhet se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve  nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts