Oponencë Euroatlantike ndaj Ligjit Grek të luftës me Republikën e Shqipërisë

oponence euroatlantike ndaj ligjit grek te luftes me republiken e shqiperise
oponence euroatlantike ndaj ligjit grek te luftes me republiken e shqiperise

Temperaturat e ngritura sezonale, 80 – vjetori i Genocidit Çam, aktiviteti i PDIU, e angazhuan Kryesinë e Kuvendit ton Popullor. Konform medias, përfaqësuesit në Kryesi kanë dakortësi për të nxitur Kuvendin drejt një akti, për të katalizuar çështjen e Ligjit Grek të Luftës. Planifikuar për datën 18 korrik 2024. Angazhimi i anëtarëve të Kuvendit, i Kryesisë së tij, i vetë Kuvendit në zgjidhjen e cilitdo problemi që cënon sigurinë e vendit, pengon fqinjësinë e mirë vlen admirim. Vlen të vlerësohet lart. Përfaqësuesve tanë në parlament i bën nder, është në meritë të tyre cilado inisiativë a kërkesë për abrogimin e ligjit të Grek Luftës dhe zhbërjen e pasojave të tij. Angazhimi i deputeteve të PDIU reflekton vlerësimin e merituar nga komuniteti që i mbështet. Ani pse është pjese e “job description” të parlamentarëve, edhe pse është puna e tyre, e paguar, përkushtimi në çështjet kombëtare, përfshi ato që rrokin Çështjen Çame shënjon dinjitet.

Faqja zyrtare e Kuvendit, në kalendarin e punimeve për periudhën 1 korrik – 26 korrik 2024 ende nuk e pasqyron të planifikuar ndërsa në rubrikën ‘Konferenca e Kryetarëve’ njoftohet për shqyrtimin, më datë 09 korrik 2024, të Projektdeklaratës “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” propozim i Grupit Parlamentare “Demokraci dhe Integrim”.

Ligji i Luftës / Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” ka tetëdhjet e ca vjet që mbahet në këmbë, me artifica e për interesa. Është edhe për këtë arsye që cilido akt e procedurë që e adreson duhet të jetë e filtruar mirë, pa ekuivoke, me objekt, kërkime e terma të qartë, si ne lëndë ashtu edhe në parashtrim.

‘DEKLARATË’ versus ‘REZOLUTË’
Agjencia telegrafike Shqiptare, pjesëmarrës në mbledhjen e Kryesisë, aktorë dhe media, folën per nje “Rezolutë” te Kuvendit, të planifikuar për tu kaluar në Seancën Plenare në datën 18 korrik 2024, ndërkoh zyrtarisht në rubrikën ‘Konferenca e Kryetarëve’ njoftohet për shqyrtim të një Projekt ‘Deklarate’. Në media ofrohet një draft i saj.

Flitet për “Ligjin e luftës”. Pesha e termit, vlera e pasojave të tij, serioziteti i cështjes; implikimi politik e trajtimi juridik nuk e pranon ambiguitetin. Përfaqësuesit e tij duhet të ia thon qartë popullit. Do vendoset për një Rezolut apo do shprehen me një Deklarat. “Deklarata” është tjetër gjë dhe “Rezoluta” është tjetër gjë. “Deklarata” është pohim, “Rezoluta” është vendim. Kuvendi, për rastin, mundet te prodhojë ose Rezolut ose Deklarat por nuk prodhon një akt hemafrodit edhe, edhe. Një akt edhe, edhe është një akt as, as.

Dallimi Rezolut – Deklarat nuk është vetëm leksikor. Dallimi është thelbësor e qëndron në vetë lëndën. Qëndron në pasojat që sjellin. Dallimi mes dy termave është i qartë edhe në faqen zyrtare të Kuvendit. Në Rubrikën “Dokumenta”jo më kot gjendet veç rubrika “Deklarata” dhe veç rubrika “Rezoluta”. Përzierja e tyre, në eter, ambiguiteti i hedhur, ndoshta padashje sjell dëm.

Akti i pritshëm, Rezoluta ose Deklarata për vet natyrën e tij do ti kundrejtohet njëherësh dy auditoreve. I drejtohet publikut dhe institucioneve Shqiptare, do i drejtohet edhe Institucioneve eksperte të palës përballë. Nëse për përdorim të brendshëm adresohemi verbalisht me “Rezolutë” ndërsa institucioneve dhe ekspertizes përballë u përcillet në letër “Deklarate”, është thënë shumçka. Populizëm brenda, vakum për jashtë. Ekspertët dhe jo vetëm ata mbajnë shënim.
Vetë titulli i Projektdeklaratës, i përbërë nga dy fjali të bashkërenditura “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” ngec. Është shtuar një pale e panevojshme dhe uj në përmbajtje.“Heqja e ligjit” është veprim juridik unilateral. Forcimi i bashkëpunimit është veprim bilateral. Përse duhet të kthejm një veprim të pastër unilateral (te palës Greke) në një detyrim të dyanshëm (edhe per ne)? Për ta kushtëzuar ?!.

‘EX NUNC’ versus ‘EX TUNC ’
Projektdeklarata, në titullin e saj kërkon heqjen e Ligjit të luftës. “Heqja”, në kuptimin e saj literal por edhe në kuptimin funksional, brenda konteksit të vetë fjalisë – Titull, nënkupton heqjen = mënjanim e pengesës (ligjit të luftës) për të vijuar më tej, për të mundësuar forcimin e bashkëpunimit. Shkurt, Ligjin e heqim (tani) e të forcojm bashkëpunimin (në vijim). Shkurt, në draft deklaratë, në titull e përmbajtje adresohet shfuqizimi “ex nunc” i Ligjit.
Për të përcaktuar kohështrirjen e fuqisë së një akti, përdoren gjërë dy terma ligjore “ex nunc” që do të thotë ‘nga tani e pas’ dhe ‘ex tunc’ që do të thotë “që nga fillimi” / “që at’herë”.

Mbështetur në të vërtetën historike, në Të Drejtën dhe në interesin tonë kombëtar duhet shprehimisht të kërkohet shfuqizimi ‘Ex Tunc’ i “Ligjit të luftës”. Të shkruhet shprehimisht në akt. Bashkë me shfuqizimin e mundshëm të konsiderohet nul e pavlerë, që nga data e hyrjes së Ligjit në fuqi, edhe aktet, edhe praktikat e krijuara në zbatim të “Ligjit të luftës”.

Nëse mbetemi te shfuqizimi “ex nunc” i “Ligjit të luftës”, efektet nuk shtrihen përpara datës së pritshme të shfuqizimit të vet aktit. Në këtë rast Palës Greke nuk i kërkojm. I dhurojm.

Përmes kërkimit për shfuqizim “ex nunc” të ligjit, Ipso juro pranojme të pavërtetën se përgjat luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte vend armik i Greqisë, e për rrjedhojë vend armik i aleancës fituese, e për pasojë nuk bën pjesë në vendet fituese. E kundërta është fakt i pranuar botërisht, nga vendet aleate fituese të Luftës së Dytë Botërorë. Radhitja me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore është ndoshta trashëgimia më e vyer që solli lufta Nacional-çlirimtare.
Përmes kërkimit për shfuqizim “ex nunc” të ligjit Ipso juro heqim dorë nga të drejtat, e qytetareve Shqiptar në Republikën Helene, të drejta të humbura prej tyre përgjat qënjes në fuqi të ligjit. Nuk është kjo që duam.

Sa më sipër nuk bëhet teori juridike, Jo. Për paralelizem me vjen përher ne mendje shënjimi i theksuar në Tiranë i Ministrit Kocias se Marrveshja (e Detit) ka fuqi “erga omnes”.

‘LIGJI’ versus ‘LIGJET’
Në Projekt Deklaratën e ofruar nga media, po edhe më herët në veshët e cilitëdo qytetari Shqiptar, kërkesat dhe deklamimet e qeverive dhe politikanëve tanë për shfuqizim të Ligjit të Luftës kan ardhur gjithnjë në njëjës. Gjithmon thuhet Ligji i Luftës. Qytetarit normal i është treguar dhe ka dëgjuar se egziston një Ligj Lufte dhe këtë ligj, shteti Grek e mban ne fuqi sepse nuk do tu’a kthej tokat Çamëve. Për qytetarin më të lëçitur, me Ligjin e Luftës nënkuptohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”.

E vërteta është se nuk është një ligj, nuk jan dy ligje, është një korpus i tërë normash dhe praktikash që e kalçifikojnë gjëndjen e luftës dhe e pa mundësojnë adresimin e Çështjes Çame, përmes shfuqizimit, në njëjës, të Ligjit të Luftës. Edhe pse Ligji i Forcës Nr. 2636 përben gurin themeltar, ustallarët Grek kan krijuar dhe vijojnë të krijojnë një ngrehinë legjislative perfide, e aftë të qëndroje pa u rrëzuar, edhe nëse hiqet guri i themelit, edhe nëse shfuqizohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940.

Në korpusin e normave për Ligj të Luftës mund të përmendim, por pa u kufizuar: Ligjet Nr. 2636 dhe Nr. 2637 të vitit 1940; Ligjet Nr. 45 dhe Nr. 86 të vitit 1945; Ligji Nr.900 i vitit 1946; Dekret Ligjet Nr. 422 i vitit 1947 dhe Nr. 1138 i vitit 1949; Ligji Nr. 4506, i vitit 1965, etj, si edhe mjaft praktika dhe akte nënligjore mbështetur në to e për zbatim të tyre.

Kërkimi i mundshëm për heqjen vetëm të Ligjit Nr.2636 /40 dhe të pasojave juridike që burojnë vetëm nga ky ligj shkon në përfitim të palës Greke.
Nesë një ditë të bukur, Pala Greke, vendos ta shfuqizoj “ex nunc” Ligjin e Luftës (Forcës), Nr. 2636 të vitit 1940, pa e prekur korpusin e normve të lidhur me të, nesë vendos ta shfuqizoj Ligjin por pa i anuluar pasojat negative të korpusit të Ligjeve, at’here, ajo thjesht i bën dhurat vehtes. Ne marrim lugen bosh, ndërsa shteti Grek veç përfitimeve, që padyshim do të kërkoj e do marrë ne këmbim, do t’i heq vetes edhe një ngarkesë negative. Shteti Grek do t’ë çlirohet nga një barrë anti Evropiane, anti NATO, do trumpetojë paqe por do ti ruaj të paprekura përfitimet e “luftës”.

Vokalizimi i kërkesës për të shfuqizuar vetëm “Ligjin e Luftës” pa kërkuar shfuqizimin e sejcilës dhe të gjitha normave të lidhura me të është boomerang.

Nuk mund të paragjykojmë, pa lexuar, draftin final që urojmë të miratohet në Kuvend.

Është në nder të Kuvendit që përmes një “Rezolute” ku të kërkohet shfuqizim ‘ex tunc’ i Ligjit të Forcës Nr. 2636 të vitit 1940 dhe ‘tërë kuadrit normativ’ dalë në zbatim dhe plotësim të tij, të përcaktojë waterlinjën, të vejë nën detyrim institucionet shqiptare, si edhe ti përcjellë impulsin e duhur palës përballë. “Deklarimi” për heqjen “ex nunc” të ‘Ligjit “të Luftes” Nr. 2636 të vitit 1940, është koncesion, i radhës.

*Ish/Zëvendës Ministri Jashtëm 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →