Komunizmi i fshehtë i luftës, përndryshe komunizmi i “munguar” i luftës saksionohet nga Parlamenti me Ligj Nr. 129 dt. 22.10..2020, neni 3 shkronja “a: Periudha e komunizmit në historinë e Shqipërisë është nga 29 nëntori 1944 deri 8 dhjetor 1990”, i ndryshuar i Ligjit Nr. Ligji Nr. 10242 dt. 25.02.2010 neni 3 shkronja a: Periudha e komunizmit fillon nga 8 nëntori themelimi i Partisë Komuniste deri 8 dhjetori 1990.
Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit ligji Nr. 129 i heq të drejtën e studimit të krimeve të luftës dhe ky është qëllimi i vetëm i ligjit të ndryshuar dhe votohet me argument se në “vitet e luftës mungojnë fjalët komunizmi, diktatura e proletariatit dhe lufta e klasave”.
Përkundër, “Panorama” e 21 shkurtit të kaluar me argumente burimore arkivore nxjerr në dritë se komunizmi i luftës ishte a-ja në programin e Partisë Komuniste. Votimi i Ligjit 129, e vërtetë tronditëse e Parlamentit pluralist shqiptar! Vasil Shanto është viktimë e komunizmit të luftës, të cilin e mbronte me zjarr. E s’është fjala vetëm për Shanton, por e qindrave të tjerë: Qemal Stafa, Mynyr Xhindi, Mustafa Gjinishi, Nako Spiru, të “dekoruar”, 185 ballistë të masakruar e groposur në një gropë-varr në Shipskë të Voskopojës, njëqind e ca intelektualë, ushtarake e qytetarë të “dekoruar” në Tiranë nga 28 tetori deri 16 nëntor 1944 e kësi numërime ka plot e bëj këtë parashtesë të nevojshme për Kodin “Të Dekorohet” i diktatorit Enver. Për simbolikë, Vasil Shantos në investigim.
Vasil Shanto, emër famoz në aksione të bujshme guerile në Tiranë kundër pushtuesve fashistë, bashkëthemelues i Partisë Komuniste Shqiptare, në udhëheqjen e lartë të Partisë Komuniste, delegat i përhershëm për lidhjet me PKJ e më i besuari i Titos për lidhjet midis dy partive. Fillimshkurti, në udhëtim të sigurt teksa kalon kufirin me Mali i Zi vritet në rajoni i Shkodrës.
Kronika, Bashkimi i Kombit: “Më 1 të këtij muaji, në ora 16, në katundi Gril të këtij qarku, patrullat postkomandare të Gjindarmërisë së Vrakës, Urës së Keqe dhe të Rusit u ndeshën me një çetë prej katër komunistë të armatosur. Në luftime që zgjatën më se 20 minuta kanë mbet të vrarë vdekur, nga ana e partizanëve, ish-kapiteni Rifat Meriçani nga Homeshi i Peshkopisë dhe një i quajtur Vasil Shantiq, (Shanto) mbeti i plagosur rëndë. Reshit Rusi vjeç 25 nga Shkodra vdiq, i katërti u kap gjallë dhe rezulton të jetë Naum Zafiri nga Ohri, ishtogeri i Jugosllavisë. Nuk pati të vrarë nga policia.” (1) Kronika nga vendi i krimit. Në largësi prej 80 vjet, investigimi i vështirë ama e kur e vërteta me dukje vdes ajo le gjurmë, kërkuam mes rreshtash e rrokëm të tjera gjurmë që hodhën mjaft dritë për të vërtetën e investiguar përkundër fshehjes të vërtetës nga partia komuniste dhe Enver H., apo mishmashi i studiuesve që janë marrë me vrasjen e tij.
Për vrasjen e Vasil Shantos ka shkrime me hamendësime e spekulativë. Njëra marri pa fakte akuzon Enver H. i cili në udhëtim sekret “udhëton” në Shkodër e “organizon” vrasjen e Shantos! Marria tjetër me M të madhe protagonist për vrasjen ka Miladin Popoviç, kryetar i Partisë komuniste, i gjendur në Martanesh në rrethimi i dimrit janar-shkurt ‘44 dhe për “argument” ka një dëshmi të gjatë me shqipe të artikuluar kur di vetëm një fjalë shqip (atë kec(q) po e marrëzi të tjera. Në këtë investigim vijmë me argumente burimore, sipas meje të padiskutueshme.
Përplasje e egër Shanto-Enver. E vërteta përplasje agresive Shanto-Enver shkruar nga Panajot Plaku në librin “Dhuna kundër revolucionit në Shqipëri” la informacion me rëndësi për përplasjen e fortë Shanto-Enver ditët e Konferencës Nacionale të PKSH (mars ’43) me probabilitet të lartë besueshmërie ndaj informacioni meriton investigim: “Gjatë një debati të hapët e të ashpër Vasil Shanto i tha drejt në sy Enver Hoxhës se e konsideron “oportunist i madh, njeri i pakarakter në udhëheqjen e PK të Shqipërisë” (2) dhe paksa ndau përplasjen e tij fizike me Enver H.!
Debati i fortë Shanto-Enver ditët e Konferencës është ekuacion me dy gjymtyrë: e para, cila është kritika e fortë që i bëhej Shantos nga Enveri në raporti i tij në Konferencë dhe e dyta, cili është burimi i kritikës? Në kërkim të gjegjies për dy gjymtyrë të ekuacionit na vjen në ndihmë Koço Tashko i cili vjeshtën e parë 1942 në letrën e gjatë për lëvizjen komuniste shqiptare i shkruante Kominternit: “… Shoku Vasil Shanto s’është kërkuar akoma prej Partisë të japë hesape /… / Shoku Vasil Shanto i kallëzoi shokët e Grupit të Korçës në gjyqin e komunistëve në 1939″(3)
Shanto, sfidë Enverit me gjuhë Ezopi. Nga procesverbali: “Fjalën e merr shoku Vasil, i cili flet kryesisht për kohën e grupeve. Grupi i Shkodrës ra në marrëdhënie me fraksionin e Grupit të Korçës, Niko Xoxin, i cili me një mjeshtëri të veçantë ka dijtë me paraqit grupin tjetër të Korçës si elemente fraksionistë dhe me i dhanë disa pikëpamje aspak komuniste sidomos përsa i përket qëndrimit në polici. Ai (Xoxi) ka arritë me e bindë se elementet e tjera të grupit të Korçës janë tradhtarë dhe prandaj për ta provue nëse asht e vërtetë kjo duhet të qesim ndonjërin prej tyre në polici dhe mbas sa torturash megjithëse nuk ka folë kurrëgja, ai më në fund ka ekspozue emrin e dy eksponentëve të bazës së grupit të Korçës. Mos kapja e tyre ka shkaktue dyshime. Me gjithë kërkesat që baheshin nga poshtë për spastrimin e Niko Xoxit drejtuesit e grupit të Shkodrës nuk e banë”.(5)
Në diskutimin e tij Shanto nuk i referohet fare akuzës së Tashkos, sipas të cilit kishte tradhtuar shokët në burg, por me zgjuarsi i referohet Niko Xoxit që “mbas torturash /…/ më në fund ka ekspozue emrin e dy eksponentëve të bazës së grupit të Korçës”, – që tradhtuan shokët në burg. Shanto i referohet Niko Xoxit për dy shokë të grupit që kallëzuan shokët e grupit, por pa sjellë emrat e tyre. Historia na ndihmon të saktësojmë atë që s’tregon Xoxi, referuar nga Shanto: Njëri eksponent i grupit që referohet Xoxi njihesh Miha Lako, kryetar i grupit të Korçës, i cili kishte fituar pafajësi në akuzë për kallëzim shokët e grupit; kurse si eksponenti i dytë njihej Enver H. i cili vetëquhej kryetar i (shoqërisë) “Puna”. Përderisa Mihal Lako kishte fituar pafajësi në akuza për kallëzimin e shokëve të burgut dhe andaj i vetmi kallëzimtar i shokëve të burgut mbetej të ishte Enveri (Tarasi), i cili pritej të paguaj një çmim jo të vogël pse i mbetet damkosja tradhtar i shokëve në burg. Nga Enveri pritej reflektimi pro apo kundër akuzës së Shantos në gojë të Xoxit për dy eksponentët kallëzues dhe Enveri heshti kur pritej të fliste, por të ishte e avokat i shokëve të grupit! Heshtje e menduar e Enverit pse përndryshe mund të zgjohej diskutimi e debati nga delegatët kur ai priste të zgjidhej në krye të Partisë.
Enveri e Shanto… Për të mbetur në anën e drejtë të historisë. Së pari, dokumenti arkivor e fikson qartë Shanton kallëzues i shokëve në gjyq. Dokumenti: “Nga pohimet e Vasil Shantos e të Kristo Vehrniut rezulton se Petro Dume nga Bilishti mori përsipër shpërndarjen e një libri me përmbajtje komuniste, Stop.”(6) Së dyti, broshura “Enver Hoxha. Biografi e shkurtër” (1947) fakton ç’është mohuar dhe ç’është heshtur deri e sotme: “Në janar 1939, qeveria arrestoi dhe hedh në gjyq një numër të madh komunistësh. Enveri u kallëzua nga profesorët reaksionarë të Liceut si pjesëtar i kësaj organizate subversive, por qëndrimi heroik i shokëve të arrestuar nuk treguan asnjë emër”. (7) Në të akuzuarit s’mund të mos ishte i burgosur edhe Enveri, i cili i shpëtoi burgosjes nga gëlltitja e një lugë çorbë të prishur, por edhe në të njëjtën situatë madje më interesante ishte kur Enveri i shpëtoi burgosjes, kur ishte në Liceu i Korçës. (8) Ditët e Konferencës Enveri bëri publik betimin e tij se Niko Xoxi (i cituar nga Shanto) do të qërohej nga kjo botë dhe me Kodin “Të Dekorohet” plakut këpucar Niko Xoxi, më 4 prill 44, i merrej jeta në qytetin e tij të Korçës, hakmarrje e hapur për sa u citua më parë. Së treti, Shanto në Konferencë tha ç‘tregoi Niko Xoxi për dy eksponentët, ama nuk tregoi ç’pa e ç’dëgjoi Shanto në polici dhe në burg, bashkë me Enverin në të njëjtin hall ishin atje. Shanto ndjehej ngushtë për sa kohë do e mbante në heshtje të vërtetën e Enverit në polici ama edhe po aq kohë do e linte në lëngatë e përvuajtje rënduese Tarasin, pse e vërteta kallëzimtar i shokëve në burg një ditë edhe shpërthen dhe e di mirë se Shanto nuk fal kur e shkel në kallo.
Vasil Shanto, delegati i përhershëm i PKSH për PKJ, në verë ’42 shoqëron Mugoshën për t’i dhënë Titos në Glamoç dokumentet e themelimit të Partisë, Shanto vizitoi reparte e subjekte të Ushtrisë Jugosllave, ishte në AVNOJ1 dhe, në kthim shoqëroi Bllazho Jovanoviç, delegati i PKJ-së për Konferencën Nacionale të marsit. E sërish delegati Shanto në vjeshtë ’43 shoqëroi Tempo në qendrën e Titos në Visi dhe në kthim, kur nga Kaloshin mbërrin në rajoni i Shkodrës vihet në rrethim e goditje të armatosur, Vasil Shanto mbeti i vrarë.
Mishmash “investigues” pa të ngjashme. Nga 1 shkurti ’44 kur bëhej vrasja e Vasil Shanto dhe afër 20 vjetët e fundit janë shkruar bardhë e zi shumë artikuj për vrasjen Shantos pa faktologji, me sajesa akuza për Enver H. dhe po qëndroj në investigimi i çuditshëm në libri “100 vrasjet më të bujshme”(9) dhe, nga “prea-mbola” e investigimit citoj këto rreshta: “Miladin Popoviç ishte bashkë me Vasil Shanto në Kaloshin, në Mali i Zi /…/ Në një procesverbal të xhandarmërisë më 14 shkurt ’44 shihet shkruar e plotë dëshmia e Miladin Popoviçit i prezantuar me emrin Naum Zafirov /…/ Naum Zafirof, më saktë Miladin Popoviç, u zu rob, ai e dëshmoi kështu:…” dhe s’po citoj dëshminë e censuar së keqi nga origjinali por në i referohem origjinalit. Miladini dëshmi me gjyhë shqipe (?!) të artikuluar kur ai di vetëm dy falë shqip (mirë e keç(q), përkthyesi ka Ramadan çitakun, me Tarsin komunikon me fërngjishte të çalë! Miladin P. ish-sekretar politik i PKJ për Kosovë, themelues i PKSH dhe bashkëpunues me Vasil Shanto e të tjerë, njohës i mirë i tij në luftë, me të bashkë nga 16 – 22 marsi 43 në konferencën e Parë Nacionale të Vendit dhe njëshi i PKSH për luftën por edhe ja çudia se farë Miladini me “pseudonim” Zafirof “dëshmon” në postën e gjindarmërisë së Shkodrës: “… Unë kam qenë në qytetin Kaloshin të Malit të Zi rob i partizanëve të Titos ku kam qëndruar qysh 1943 /…/ Iu luta kapiten Manjanit (rob i partizanëve) të fliste për mua me Vasilin (Shanto). Më vonë u njoha me Vasilin duke u takuar 4-5 herë vetëm për pak minuta /…/ Po u deklaroj se unë nuk jam komunist, por kam qenë rob i tyre. Unë nuk kam pasur qëllime komuniste…” (10) Si luan investiguesi me Miladin P. i “zënë” rob nga partizanët e Titos në Mali i Zi, i “deklaruar” se nuk ishte komunist e “nuk” e njihte Vasil Sh. Jashtë mendje! Identitete me origjinal dhe pseudonim: Origjinali, Miladin P., i biri i Jeveremit e Stanas i Akuzat ndaj Shantos, pse i mbetet damkosja tradhtar i shokëve në burg Debati i fortë mes Vasil Shantos dhe Enverit, pse u konfliktuan dy komunistët Dokumenti, letra e Koço Tashkos për Kominternin. Çfarë ndodhi në konferencën Nacionale të Partisë Komuniste në mars të 1943 lindur në Lopate 23 maj 1910, pranë Rjek Mali i Zi, partizan i Jugosllavisë. Pseudonimi i origjinalit Naum Zafirofi, i biri i Metodis dhe Katerinës, lindur e banuar në qytet i Ohri më 1915 dhe ish ish-toger i Jugosllavisë. E qartë, Naum Zafirof është Naum Zafirof, aspak pseudonim i Miladin P., siç publikon investiguesi i vrasjes së Vasil Shantos Edhe më: Miladin P. ai Naum Zafirof arrestohet më 1 shkurt kurse procesverbali i dëshmisë daton dy javë më pas, më 14 shkurt e diç lëviz në faktin. Edhe në histori e vërteta dhemb më shumë se diagnoza me e keqe për pacientin!
Enveri, motivimi i krimit. Sfida që Enveri mori nga Shanto ditët e Konferencës së Parë të vendit si edhe përdorja nga Shanto e deklaratës së Niko Xoxit në diskutimi i tij në Konferencë për dy eksponente të grupit të Korçës që kallëzuan shokët në policia e burgut dhe kur gishti drejtohej tek ai si kallëzimtar i shokëve mendoj se janë argumente për armiqësinë e pamatë të Enverit për Shanto, por edhe Enveri s’di të falë. Porosia Djedia-Gjyshi (Komterni) kujdes pastrimin e Partisë nga deviatorët e të dyshimtët dhe sytë e Enverit ishin tek Shanto në kritikën e Koço Tashkos për Kominternin. Argumente që motivojnë ekzekutimin e Shantos, i cili konsiderohej shumë i vështirë e me rrezik të madh pse ishte delegati ndërlidhës me Titon e më i besuari i tij. Për siguri vihej në punë Kodi “Të Dekorohet” (11) dhe i përthyer është: Dekorimi me plumb pas koke, në heshtje, pa zhurmë e bujë, me rast pa lënë shenjë gur-varri apo me nderime si trakte, ngitje flamuri gjysmë shtizë etj.
Rivrasja Shanto. Një vit nga 1 shkurt 1944 deri 31 janar 1945 nuk u shkrua asnjë rresht përkujtimi për Vasil Shanto, sa shkruhet më parë ishte bashkëthemelues i Partisë komuniste. Në vëllimi “Thirrje dhe Trakte të PKSH 1941-1944” (1960), botimi i KQ të ish-Partisë komuniste kujtohet rënia e Qemal Stafës bashkëthemelues i PKSH, Heroi i popullit, Enver H. boton shkrim në “Zëri i Popullit” e asgjë për Shanto po ashtu bashkëthemelues i Partisë?! Në trakte e thirrje kujtohen të rënë në luftë, si Koci Bakos, Hamid Shijaku, Vaso Kadia, Ferid Xhajko e dhjetra të tjerë por heshtja mbulon vrasjen e Vasil Shantos. E ç‘ka s’bëri Tarasi për Shantom vjen përkujtimi nga Shtab madhor i Ushtrisë së Titos:
Heshtjen e Tarasit e theu Tito. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë çlirimtare të Shqipërisë ngushëllohej nga Shtabi i Korpusit II Sulmues i Ushtrisë Popullore çlirimtare të Jugosllavisë për vrasjen e Vasil Shantos, dërgesë nga Komisari politik Mitar Bakiç dhe Komandanti Gjeneral Peko Dapseviç më 26 mars 1944: “… Humbja e rëndë që i ka ndodhur Shtabit tuaj dhe birit të madh të Shqipërisë ka me i dhënë shkak dhe luftëtarëve tanë që ma me pa mëshirë të zhdukim ushtrinë pushtuese të Gjermanisë dhe shërbëtorët e tij, prej duarve të të cilëve ra shoku Vasil. /…/ Prandaj ne duhet që t’u marrim hakun shokut Vasil bashkërisht dhe të marshojmë pas shembullit të tij. Vdekje Fashizmit – Liri Popullit”. (12)
Një vit nga vrasja e 1 shkurtit, Vasil Shanto përkujtohej nga Enver Hoxha me një shkrim në gazetën Bashkimi, i 1 shkurt 1945, me këtë vlerësim: “Vasil Shanton e ka në zemër populli shqiptar, e ka zemër punëtoria trime shqiptare, e ka në zemër Partia Komuniste. /…/ U shkëput nga gjiri ynë luftëtari i palodhur i lirimit, një nga edukuesit e punëtorisë sonë, Kandidati i Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, Vasil Shanto.” E ç‘është e rëndësishme përsa diktatori shpreh armiqësinë e tij për Shanton, është mohimi së qeni bashkëthemelues i PKSH, pse ndjehej se ishte ai themeluesi i Partisë! Për habi në një kohë tjetër (1981), kur diktatori kishte interes Vasil Shanton e vlerësoi nga mbështetësit kryesor në atë që e quante themelimi i Partisë në Kur lindi Partia (autori S. D. konsulenca E. H e N. H.).
E shumta në të paktë. Vrasja e Vasil Shantos ka apo s’ka dorën e Enver H.? Investigimi për vrasjen është me argumente burimore bazike për pyetjen. Ama argumentet për rivrasjen e Shantos plotësojnë investigimin e vrasjes dhe kësisoj figura e krimit të Shantos plotësohet me detajet. Partizanët e mendimit ndryshe ndjej se më bërtasin dokumenti, dokumenti! Kodi “Të Dekorohet” s‘le asnjë shenjë vendimi me shkrim, komunikimi me sinjale, nofka, pseudonime etj. Për kujtesë Kodi “Të Dekorohet” në letrën e Tarasit për Gogo N.: “A. P. nuk ua kërkuam por ta dekoronit vetë atje /…/ Sa për S. K. ne e thamë mendimin tonë dhe s’është arsye që jep ti se mund të dalin 20, 30 e të tjerë. Ne s’do i dekorojmë të gjithë por do dekorojmë… “ (13) Delegate (Nexhmije Xh,) në përgjigje të kritikës së Enverit, me letër të gjatë pos të tjera i shkruan: “Për ato që më porositët, për kontrollin e pastrimin (dekorimin) e disave unë ua komunikova shokëve, ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje bashkë.”(14) E komunizmi i “munguar” i luftës mbrohet nga Parlamenti me Ligjin Nr. 129, dt. 22.10.2020!!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co